Lidhje

Astronautët përfundojnë misionin në Stacionin Ndërkombëtar Orbital


Astronautët në Anijen e Hapësirës Discovery e përfunduan punën në Stacionin Ndërkombëtar Orbital dhe po përgatiten për kthimin drejt Tokës.

Astronautët do të mbyllin kapakët hermetikë që lidhin anijen me Stacionin Ndërkombëtar dhe të mërkurën do ta shkëpusin Discoverin nga Stacioni. Të shtunën anija pritet të ulet në Shtetet e Bashkuara.

Astronautët shkuan javën e kaluar në stacionin e hapësirës, për të dërguar dhe instaluar një laborator japonez me vlerë 1 miliardë dollarë. Ata kontrolluan gjithashtu një krah robot, që do të ndihmojë për kryerjen e disa eksperimenteve shkencore jashtë stacionit.

Komandanti i Anijes Discovery, Mark Kelly, tha se misioni i ekipit të tij ishte shumë i suksesshëm. //bsa//

XS
SM
MD
LG