Lidhje

Bashkimi Evropian do të organizojë një konferencë donatorësh në Bruksel për Kosovën


Bashkimi Evropian bëri të ditur se do të organizojë një konferencë donatorësh muajin a ardhshëm në Bruksel, për t’i dhënë një shtysë ekonomisë së Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë në shkurt.

Në një deklaratë të Komisionit Evropian thuhet se takimi që pritet të mbahet më 11 korrik do të ketë si synim mbledhjen e fondeve për përmirësimin e sistemit ligjor, konsolidimit të demokracisë, mbështetjen e institucioneve arsimore dhe zhvillimin e sistemit të transportit në Kosovë.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Olli Rehn tha se ngritja e mirëqenies në një nga zonat më të varfra të Evropës do të kontribuonte në forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se vendet e BE-së, institucionet ndërkombëtare dhe donatorë të tjerë të rëndësishëm do të ftohen për të marrë pjesë. //bsa//

XS
SM
MD
LG