Lidhje

Anija "Discovery" merr rrugën e kthimit drejt Tokës


Anija amerikane e hapësirës, "Discovery", u shkëput nga Stacioni Ndërkombëtar Orbital dhe ka marrë rrugën e kthimit për në Tokë, duke i dhënë kështu fund misionit 9-ditor në hapësirë.

Ekuipazhi i anijes po përdor rrezet lazer për inspektimin e krahut dhe majës së anijes, para kthimit në Tokë. "Discovery" dhe ekuipazhi prej 7 anëtarësh mes të cilëve është edhe një astronaut japonez, pritet të ulen në Tokë të shtunën.

Astronautët shkuan në Stacionin Hapësinor javën e kaluar, për të dërguar një laborator japonez me vlerë 1 miliardë dollarë. Po ashtu, astronautët bënë prova me një krah robotik, i cili do të ndihmojë për eksperimente jashtë stacionit. Komandanti i Discoverit, Mark Kelli, tha se misioni ishte shumë i suksesshëm.//lk

XS
SM
MD
LG