Lidhje

Hollanda nuk ratifikon marrëveshjen Serbi-BE


Hollanda njoftoi se nuk do ta ratifikojë një marrëveshje të rëndësishme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian për shkak të dështimit të Beogradit për të bashkëpunuar lidhur me kapje e të dyshuarve për krime lufte.

Marrëveshja e asociim-stabilizimit me BE-në i paraprin bisedimeve zyrtare të anëtarësimit dhe ishte boshti kryesor i fitores së presidentin pro-perendimor Boris Tadiç në zgjedhjet e shkurtit dhe ato të bllokut të tij në zgjedhjet parlamentare të majit.

Ministri i jashtëm hollandez, Maxime Verhagen tha se vendimi për të kundërshtuar marrëveshjen në parlamentin hollandez u mor meqë Serbia nuk ka plotësuar premtimin për të bashkëpunuar me Gjykatën e Hagës.

XS
SM
MD
LG