Lidhje

Maqedoni, sulm ndaj zyrës së prefektit Argëtim Fida në Dibrën e Madhe


Persona të panjohur kanë dëmtuar të mërkurën herët në mëngjes zyrat e prefektit të Dibrës së Madhe, në Maqedoni, Argëtim Fida.

Zoti Fida ka bërë të ditur se në zyrat e tij ka dëmtime të mëdha të inventarit, ndërsa nga byroja janë vjedhur dokumente dhe është dëmtuar kompjuteri.

Prefekti dyshon se akti ndërlidhet me zgjedhjet e dhunshme të 1 qershorit. Ai vlerëson se sulmuesit janë dhunues që kanë për synim të shkaktojnë frikë tek popullata për të mos dalë në rivotimin e së dielës.

Prefekti Fida ka bërë të ditur se personat janë përpjekur t'i vënë zjarrin objektit të komunës, e cila ndodhet në qendër të qytetit.

Organet e rendit dhe të hetuesisë në Dibër kanë bërë analizat, ndërkohë që po hetojnë motivet e këtij akti. //bsa//

XS
SM
MD
LG