Lidhje

OSBE: Standartet e zgjedhjeve në krizë në shumë vende evropiane


Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë thekson se standartet e përcaktuara për zhvillimin e zgjedhjeve janë në krizë në shumë vende evropiane, si rezultat i ndërhyrjeve të paligjshme të shtetit.

Kristian Strohal i kësaj organizate tha se manipulimet e votës dhe shkelja e lirive vazhdojnë të ekzistojnë në shumë vende, thuajse 20 vjet pas rënies së komunizmit. Zoti Strohal, kreu i Zyrës së ODHIR-it për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, pranë OSBE-së, i bëri komentet sot në Vienë.

Ai argumentoi se disa vende shfrytëzojnë luftën kundër terrorizmit si pretekst për të kufizuar liritë bazë. Zoti Strohal shtoi se duhet bërë më shumë për të luftuar racizmin, ksenofobinë dhe anti-semitizmin.

I dërguari austriak u bëri thirrje 56 vendeve anëtare të OSBE-së të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të forcuar shtetin ligjor dhe partneritetin me shoqërinë civile në të gjithë rajonin.

Mandati i zotit Strohal përfundon këtë muaj. Ai do të pasohet nga Janezh Lenarcic i Sllovenisë. //bsa//

XS
SM
MD
LG