Lidhje

Medvedev propozon një strukturë të re të sigurimit evropian


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka propozuar një strukturë të re të sigurimit evropian që duket se ka si qëllim zëvendësimin e NATO-s dhe ndoshta zvogëlimin e influencës së Shteteve të Bashkuara në kontinent.

Presidenti Medvedev tha se struktuart ekzistuese të sigurimit evropian, NATO-ja, Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Evropain, OSBE, dhe Marrëveshja për Forcat Konvencionale në Evropë, nuk përshtaten me sfidat e kohës.

Duke folur në Moskë një konferencë për shtyp në Rusi, zoti Medvedev iu përgjigj po vetë pyetjes së tij nëse ka mundësi që Aleanca e Atlantikut të zgjidhë të gjitha problemet e Evropës Plakë.

“Me qëllim që të studiohet se çfarë mund të jenë gjërat elementare për një marrëveshje të re të sigurimit evropian, mund të zhvillohet një takim i nivelit të lartë në të cilin të gjitha vendet evropiane do të kenë mundësinë të përfaqësojunë vetvehten dhe jo nga përfaqësuese të tjerë”.

Analisti ushtarak i pavarur rus, Pavel Felgenhauer, i tha Zërit të Amerikës se Moska nuk është e kënaqur nga zgjerimi i NATO-s apo nga OSBE-ja. Kjo organizatë me 56 anëtarë kritikoi zgjedhjet e fundit në Rusi edhe ato që sollën në fuqi zotin Medvedev në fuqi si problematike. Por zoti Felgenhauer e quajti propozimin e Kremlinit të dështuar.

“Çfarë është propozuar është një marrëveshje e stilit të Luftës së Ftohtë për ndarjen e Evropës në zona influence. Kjo axhendë nuk i intereson perëndimit, i cili do ta hedhë poshtë atë si të papranueshme”.

Analisti thekson se Moska ka zërin e saj në NATO nëpërmjet këshillit NATO-Rusi, por nuk ka të drejtë vote, që sipas analistit, është dhe arsyeja e përpjekjeve të Rusisë për krijimin e një organizate alternative ku ajo do të jetë një anëtare me të drejta të plota.

Propozimi i zotit Medvedev për një takim të nivelit të lartë për sigurimin evropian gjithashtu do të përjashtonte Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë. Në të njëjtën kohë, udhëheqësi rus vuri në dukje përgjegjësinë që vendi i tij ndan më Shtetet e Bashkuara për ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë globale.

Ai gjithashtu shprehu rezerva lidhur me marrëdhëniet Shtetet e Bashkuara-Rusi, duke shtuar se Rusia do të bashkëpunojë rreth sfidave globale me cilindo që të zgjidhet president i Amerikës. //iç//

XS
SM
MD
LG