Lidhje

NATO-ja do të stërvisë një forcë sigurie të Kosovës


Vendet e NATO-s ranë dakord ta zgjerojnë misionin e tyre paqeruajtës në Kosovë duke përfshirë këtu edhe trainimin e forcës kosovare të sigurisë. Një zëdhënës i NATO-s tha se aleatët ranë dakord të mbështesin stërvitjen e një force sigurie të Kosovës e cila do të jetë e armatosur lehtë dhe nën kontrollin civil.

Ministrat e Mbrojtjes të aleancës u mblodhën sot në Bruksel në një takim dy-ditësh, ku po diskutohet për Kosovën, Afgansitanin dhe mbrojtjen nga raketat. Sekretari amerikan i Mbrotjes Robert Gates pritet t’u bëjë thirrje aleatëve për dërgimin e më tepër trupave në misionin e NATO-s në Afganistan.

Ministrat e NATO-s, po ashtu do të diskutojnë mbi planin amerikan për vendosjen e një sistemi të mbrojtjes nga raketat në Poloni dhe në Republikën Çeke. Shtetet e Bashkuara thonë se ky sistem synon të ndalë sulmet me raketa të shteteve si Irani. Rusia e kundërshton me forcë këtë plan. //ii

XS
SM
MD
LG