Lidhje

Rusia kërkon masa disiplinore ndaj shefit të UNMIK-ut, Ryker


Rusia ka kërkuar marrjen e masave disiplinore kundër shefit të UNMIK-ut në Kosovë, për përgatitjen për t’ja dorëzuar kompetencat misionit të Bashkimit Evropian.

Ministria e Jashtme ruse e cilësoi sot këtë veprim të paligjshëm, për shkak se nuk ka miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Deklarata, e publikur në faqen kompjuterike të ministrisë, bën thirrje për masa disiplinore, përfshirë shkarkimin e mundshëm të shefit të UNMIK-ut, Joakim Ryker.

Zyrtarët e OKB-së thonë se organizata do ta risktrukturojë misionin e vet ndërkombëtar në Kosovë, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së re të dielën, më 15 qershor.

Ata thonë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon e bëri të njohur planin në një letër dërguar këto ditë Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Zytarët e OKB-së nuk dhanë hollësi për këtë çështje. Letra i është dërguar po ashtu, zyrtarëve serbë në Beograd.//lk

XS
SM
MD
LG