Lidhje

SHBA-Kinë: Diplomacia e ping pongut


Një kampionat i ping-pongut u zhvillua këto ditë, për të përkujtuar diplomacinë historike të ping-pongut, që ndihmoi në vendosjen e marrëdhënjeve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në vitet 1970. Ky aktivitet, që u zhvillua në bibliotekën Presidenciale Richard Nixon në Yorba Linda të Kalifornisë përfshinte edhe ndeshje mes disa prej konkurentëve të kampionatit të viteve '70.

Në prill të vitit 1971 ekipi kombëtar amerikan i ping-pongut mori pjesë në kampinatin botëror të Ping-pongut në Nahoya të Japonisë, kur kryeminstri i atherëshem i Kinës, Çu-En Lai e ftoi ekipin amerikan në Kinë. 4 ditë më vonë, 9 lojtarë, zyrtarët e ekipit dhe bashkëshortet e dy prej lojtarëve, u bënë vizitorët e parë amerikanë në Kinë që nga viti 1949, kur komunistët erdhën në pushtet.

Në shkurt të vitit 1972, Presidenti amerikan Richard Nixon bëri vizitën e tij historike në Kinë. 7 vjet më vonë, Shtetet e Bashkuara dhe Republika Popullore e Kinës vendosën marrëdhënie diplomatike.

Këto ngjarje u përkujtuan në bibliotekën Richard Nixon në të cilën këtë javë u zhvilluan demonstrime të teknikave të ping-pongut, mësime për lojtarët dhe u zhvilluan lojra ping-pongu midis lojratëve më të mirë kinezë dhe amerikanë.

Drejtori ekzekutiv i bibliotekës Richard Nixon, John Taylor tha se ish Presidenti Nixon dhe ish kryeminsitri kinez, Çu-en Lai kishin qëllime praktike dhe që të dy shpresonin për marrëdhënie më të mira midis dy vendeve.

“ Kina në mënyrë pragmatike perpiqej t’i thellonte lidhjet e saj ekonomike dhe kulturore me Perëndimin. Por në mënyrë edhe më emocionale kinezët dëshironin të pranoheshin nga perëndimi pasi për më shumë së një brez ishin izoluar nga amerikanët.”

Ai thotë se edhe Presidenti amerikan kishte qëllimin e tij strategjik me shpresë që të neutralizonte ndikimin e Bashkimit Sovjetik me anë të marrëdhënieve më të ngushta me Kinën. Por ai shton se motivet e ish Presidentit Nixon ishin ngjyrosur me idealizëm dhe se ai shpresonte ta nxirrrte Kinën nga izolimi.

Ky synim filloi me një kontakt personal midis dy atletëve. Një lojtari amerikan i iku autobusi gjatë kohës kur po zhvillohej kampionati i ping-pongut në Japoni. Një lojtar kinez propozoi që ai të hipte në autobusin e ekipit kinez. Këta dy lojtarë shkëmbyen dhurata, dhe udhëheqësit politik përfituan nga ideja e këtij shkëmbimi sportiv.

Lojërat ishin vetëm simbol i një diplomacie më të rëndësishme që po zhvillohej prapa-skenave. Por historiani i lojrave olympike, David Vallechinski thotë se nuk është e pazakontë që atletët të ndihmojnë në eliminimin e pengesave politike. Ai sjell ndërmend një tjetër rast në vitin 1952, kur Bashkimi Sovjetik mori pjesë për herë të parë në lojrat olimpike. Ishte kulmi i Luftës së Ftohtë, kur amerikani Bob Richard i garës së kërcimit me shkop, udhëhoqi një grup atletësh amerikanë për të vizituar kolegët e tyre sovjetikë.

Zoti Wallechinski tha se kjo ngjarje ndihmoi në thyerjen e akullit dhe ndyshoi atmosferën e lojrave.

“Një epërsi që atletët kanë në krahasim me diplomatët është se atyre nuk u kërkohet të mbajnë ndonjë qëndrim. Ata mund të veprojnë si individë. Ata mund të përfaqësojnë veten dhe përpiqen të krijojnë miq. Njëra prej aspekteve më të mira të Lojrave Olimpike, për shembull është të shkosh në Fshatin Olimpik vetëm për të parë këta atletë nga 200 vende të ndryshme se si miqësohen me njeri-tjetrin.”

Ai thotë se atletët shpesh herë luajnë ping-pong ose lojra elektronike.

Drejtori i bibliotekës Richard Nixon, John Taylor tha se kampionati i kalifornisë na përkujton vitin 1971 dhe diplomacinë e famshme të ping-pongut, por gjithashtu pret me akth Lojrat Olimpike që do të mbahen në gusht të këtij viti në Pekin.

Një zyrtar i Shoqatës kineze “Për miqësi me vendet e huaja”, njëra prej organizueseve të këtij aktiviteti, tha se loja e dytë që u zhvillua u kujton kinezëve rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, që ata tani e konsiderojnë si një gjë të natyrshme.

Pjesa kryesore e kësaj veprimtarie 3-ditëshe ishte ndeshja e dytë e lojratëve të ekipeve origjinale. Më 1971 lojtarët kinezë konsideroheshin si më të mirët në botë dhe gjatë gjithë ndeshjeve disa ditëshe ata i mundën amerikanët keqas. Amerikani George Braithwaite dhe ylli kinez Ling Geliang do të ndeshen sot.

Zoti Braithwaite tha se ai dyshonte më 1971 kur ai fitoi 2 nga 3 ndeshjet me Geilangun, njërin prej lojtarëve më të mirë të botës në ping-pong para 18 mijë shikuesve. Amerikanët shumë shpejt e kuptuan se lojtarët kinezë i lanë të fitonin në ndeshje. Por këtë radhë amerikanët kishin ardhur shumë më të përgatitur për lojë. //iç//

XS
SM
MD
LG