Lidhje

Bosnje: Varrosen 47 myslimanët e vrarë gjatë konfliktit të viteve 90


Të paktën 5 mijë veta u mblodhën në Bërçko të Bosnje-Hercegovinës për varrimin e 47 muslimanëve të vrarë nga forcat etnike serbe gjatë konfliktit në ish Jugosllavi në vitet 1990.

Viktimat u vranë në zonën e Bërçkos dhe kufomat e tyre u gjetën në një varr masiv pas gati 10 vjetësh.

Shërbimet e sotme funebër u kryen nga kleriku i lartë musliman i Bosnjes, Mustafa Ceriç.

Rreth 200 mijë njerëz humbën jetën gjatë konfliktit në Bosnje. Mijëra prej tyre nuk u dihet ende fati.

XS
SM
MD
LG