Lidhje

Kujtohet gazetari amerikan Tim Rasert


Tim Russert, një figurë e shquar e gazetarisë amerikane, i njohur për intervistat e tij me pyetje të vështira me politikanë dhe njerëz të fuqishëm, u rrëzua dhe vdiq në zyrën e tij në Uashington dje pasdite. Kanali televiziv NBC njoftoi se zoti Russert pësoi një goditje në zemër. Zoti Russert u bë pjesë e rrjetit NBC në vitin 1984 dhe një vit më vonë drejtoi nga Roma programin Today Show. Më 1986 dhe 87 ai kryesoi transmetime të gjata nga Amerika e Jugut, Australia dhe nga Kina.

Shefi 58-vjeçar i zyrës së NBC-së në Washington ishte drejtusi i programit të së djelës "Meet the Press", që nga viti 1991 dhe e ngriti këtë program rreth 50 vjeçar në nivelet më të larta të gazetarisë. Ai njihej për pyetjet e tij të ashpëra, ndërkohë që mbante një qendrim miqësor. Presidenti George Bush tha në Paris se ishte tepër i dëshpërruar për vdekjen e zotit Russert, të cilin ai e quajti një figurë të shquar të lajmeve dhe politikës për më shumë se dy dekada. Gjithashtu, të dy kandidatët amerikanë për president, demokrati Barack Obama dhe republikani John McCain, shprehën respektin e tyre të tellë për Tim Russert si një nga gazetarët më të shquar të epokës së tij.

XS
SM
MD
LG