Lidhje

Presidenti Bush në Britani për bisedime mbi Irakun, Iranin dhe Afganistanin


Presidenti George Bush është në Britani për bisedime me kryeministrin Gordon Brown që priten të përqëndrohen tek luftrat në Irak dhe Afganistan dhe programin e dyshuar bërthamor i Iranit.

Zoti Bush dhe zonja e parë Laura Bush, mbërritën sot në Londër. Ata takohen sot me mbretëreshën Elizabeth para takimeve nesër me presidentin dhe kryeminstrin.

Para mbërritjes së tij, gazeta londineze Obserber citonte zotin Bush të thotë se kundërshton një kufi kohor arbitrar për tërheqjen e forcave të koalicionit nga Iraku. Komentet pasojnë njoftimet e lajmeve britanike se zoti Brown mund të njoftojë së shpejti një tërheqje përfundimtare të trupave britanike nga Iraku deri në fund të këtij viti.

Zoti Bush shprehu besimin se Londra do të mbështesë komandën e koalicionit në Irak që thotë se çdo pakësim i forcave duhet të bazohet në suksesin e arritur në përmirësimin e sigurisë në Irak dhe jo sipas një kohe të caktuar. (ze)

XS
SM
MD
LG