Lidhje

Pakistani reagon ndaj deklaratës së Karzait për ndërhyrjen e trupave


Pakistani protestoi ndaj kërcënimit të Presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, se do të dërgojë trupa në Pakistan në ndjekje të udhëheqësve të Talebanit.

Ministria e jashtëme pakistaneze thirri të dërguarin afgan për të protestuar ndaj deklaratës së Presidentit Karzai. Ministria e Jashtme deklaroi se do të mbrojë sovranitetin teritorial të Pakistanit.

Të dielën, zoti Karzai tha se nuk do të lejojë më sulme të militantëve me baza në Pakistan kundër trupave afgane dhe atyre të koalicionit. Ai tha se forcat e tij do të ndjekin vetëm militantët talebanë që veprojnë nga Pakistani dhe që besohet se ndodhen në rajonet fisnore në kufi me Afganistanin.

Qindra afganë zhvilluan një tubim në Provincën Paktika për të mbështetur deklaratën e zotit Karzai.

Nga ana e tij, Presidenti Bush tha të hënën në Londër se Pakistani dhe Afganistani duhet të zhvillojnë bisedime për zgjidhjen e situatës. //bsa//

XS
SM
MD
LG