Lidhje

Joakim Ryker konfirmon largimin e tij si shef i UNMIK-ut


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Joakim Ryker, konfirmoi të hënën largimin e tij nga kreu i këtij misioni. Pas hyrjes në fuqi të kushtetutës së Kosovës, UNMIK-u do të fillojë procesin e zvogëlimit dhe krijimit të hapësirës për vendosjen e Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë të njohur me emrin EULEX. Ditët që vijnë pritet të sqarojnë më shumë mënyrën e kalimit të përgjegjësive nga UNMIK-u tek qeveria e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian. Serbët e Kosovës dhe Beogradi kundërshtojnë hyrjen në fuqi të Kushtetutës dhe ri konfigurimin e pranisë civile në Kosovë. //bsa//


XS
SM
MD
LG