Lidhje

Maqedoni: Përsëritja e zgjedhjeve në 183 zona kryesisht e rregullt dhe e drejtë


Procesi i përsëritjes së zgjedhjeve në 183 qendra votimi në Maqedoni, që u zhvillua dje, ka qenë kryesisht i qetë dhe i drejtë, me përjashtim të disa parregullsive që duket se nuk shkaktojnë ndonjë ndryshim të rezultateve. Sipas njoftimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në votimet e djeshme Partia e Bashkimit Demokratik për Integrim ka fituar më shumë vota se Partia Demokratike Shqiptare. Partia Demokratike ankohet për parregullsi të shkaktuara nga rivalja e saj, ndërkohë që Bashkimi Demokratik për Integrim deklaroi se me votat e djeshme dhe ato të 1 qershorit, kjo parti ka fituar gjithsej 18 vende në Parlament. Nga Shkupi njofton korrespondenti ynë, Isak Ramadani.

XS
SM
MD
LG