Lidhje

Braun: Mund të ngrijmë pasuritë e bankës më të madhe iraniane


Britania tha se do të ngrijë pasuritë e bankës më të madhe iraniane, si ndëshkim ndaj Teheranit i cili nuk po vepron për të zbutur shqetësimet perëndimore rreth programit të tij të dyshuar të armëve bërthamore.

Kryeministri Gordon Braun e njoftoi vendimin të hënën në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin Bush. Ai tha se do t’u kërkojë edhe qeverive të tjera europiane të bien dakord këtë javë për një paketë të re sanksionesh kundër Teheranit.

Zoti Braun premtoi gjithashtu shtimin e trupave britanike në Afganistan, për të intensifikuar luftën kundër talebanëve. Ai tha se numri i trupave britanike në Afganistan do të jetë më i larti deri tani.

Zoti Braun tha gjithashtu se qeveria e tij do ta ruajë praninë me trupa në Irak.

Presidenti Bush i jep të hënën fund turneut një javor në Europë me një vizitë në Belfast, ku së bashku me kryeministrin Braun do të takohen me udhëheqësit vendas. //bsa//

XS
SM
MD
LG