Lidhje

Rripi i sigurimit në makina shpëton jetë foshnjesh. Barnat kundër dhimbjeve nuk luftojnë alcajmerin


Rripi i sigurimit në automjet shpëton jetë foshnjesh

Një studim tregon se ekziston një mënyrë e thjeshtë për shpëtimin e jetës së foshnjeve të palindura gjatë aksidenteve me makina, mënyrë që shumë gra shtatzëna nuk e përdorin.

Çdo vit, rreth 170 mijë gra shtatzëna përfshihen në aksidente me makina dhe shumë prej tyre nuk përdorin rripin e sigurimit. Por sipas një studime, foshnjet e palindura janë në rrezik më të madh për t'u dëmtuar kur nënat e tyre nuk vendosin rripin e sigurimit.

Shkencëtarët pranë universitetit të Miçiganit morrën në shqyrtim 57 raste aksidentesh të rënda kur në makinë ndodheshin gra shtatzëna. 50 përqind e foshnjeve të grave që e kishin vënë rripin në mënyrë jo të përshtatëshme dhe 80 përqind e foshnjeve nënat e të cilave nuk kishin përdur rripin e sigurimit pësuan dëmtime të rënda ose vdiqën si pasojë e aksidentit. Ndërsa 75 e foshnjeve të grave që kishin vendosur rripin e sigurimit nuk pësuan ndonjë problem të madh.

Mjekët thonë se ekziston mendimi i gabuar që gratë shtatzëna nuk duhet të vendosin rriptin e sigurimit kur ndodhen në automjet. Statistikat tregojnë se nëse gratë shtatzëne vendosin rripin e sigurimit sa herë udhëtojnë ose ngasin makinën, ato të shpëtojnë jetën e 200 foshnjeve që presin të lindin.



Barnat kundër dhimbjeve nuk luftojnë alcajmerin

Ekspertët parashikojnë që deri në vitin 2010, në Shtetet e Bashkuara do të ketë rreth 500 mijë pacientë me sëmundje të Alcajemerit. Studimet të mëparëshme kanë lënë të kuptohet se personat që marrin barna kundër dhimbjeve për të luftuar pezmatime të ndryshme janë më pak në rrezik për t'u prekur nga humbja e kujtesës apo dementja, prognozë e Alcajmerit. Për këtë arsye, shkencëtarët kryen një tjetër studim për të vërtetuar rezulatet e studimeve të mëparëshme.

Ekspertët e dijnë se pezmatimi në trup mund të dëmtojë funksionin e qelizave dhe njerëzit me dementia shpesh tregojnë nivele të larta pezmatimesh në trupin e tyre.

Nisur nga kjo, shkencëtarët filluan të mendonin se në qoftëse pezmatimi bllokohej duke i dhënë pacientit barna Celebrex dhe Aleve, barna që përdoren zakonisht kundër dhimbjeve, dëmtimi i qelizave mund të pakësohej dhe humbja e kujtesës ose dementia të parandalohej.

Për të provuar këtë teori ata morën në shqyrtim mbi 2100 persona të moshuar që ndodheshin në rrezik të lartë për t'u prekur nga Alcajmeri, pasi çdo njëri prej tyre kishte patur në familje nga një person me këtë sëmundje.

Rreth 900 pjesmarrësve iu dha placebo, barna që duken si ilaçe por nuk bëjnë efektin e tyre, ndërsa të tjerëve iu dha Celebrex ose Aleve. Ata iu nënshruan këtij trajtimi duke marë këto barna e placebo dy herë në ditë për tre vjet me radhë.

Rezultatet treguan se personat që morrën Celebrex e Aleve kundër pezmatimit nuk ndjeheshim më të mbrojtur ndaj dobësimit të funksioneve mendore. Në fakt gjatë ushrimeve mendore ata që morrën Aleve dhanë rezultate më të dobëta sesa ata që u trajtuan me placebo.

Shkencëtarët kanë në plan të vazhdojnë mbikqyrjen e këtyre pacientëve për të parë nëse efektet e ilaçeve shfaqen më vonë. Por tani për tani ata thonë se barnat kundër dhimbjeve nuk mund të rekomandohen për të pakësuar rrezikun ndaj alcajmerit.

Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të pakësuar këtë rrezik është kujdesja për trurin, nëpërmjet ushtrimeve fizike, dietës së shëndetëshme, duke mos pirë duhan, si dhe aktivizimi i qelizave të trurit duke lexuar, zgjidhur kriptograme dhe duke kryer ushtrime a veprimtari të tjera mendore.

XS
SM
MD
LG