Lidhje

Turqia shpreson për paanësi nga Franca në negociatat për BE-në


Turqia thotë se shpreson që Franca, një kundërshtare e aspiratave turke për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do t’i trajtojë me drejtësi negociatat me BE-në kur të marrë kryesinë e radhës së organizatës më 1 korrik.

Gjatë periudhës së presidencës së BE-së, Franca do të drejtojë negociatat me Ankaranë.

Ministri i jashtëm turk, Ali Babaxhan tha të martën se ai beson që procesi i anëtarësimit të vendit të tij në Bashkimin Evropian do të përparojë gjatë presidencës gjashtë-mujore të Francës dhe se organizata do të mbajë bisedime të paanshme.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi është shprehur kundër përpjekjeve të Turqisë në Bashkimin Evropian dhe diplomatët francezë janë akuzuar se i kanë bllokuar bisedimet dypalëshe në pesë fusha.

Zoti Sarkozi ka sugjeruar që qeverisë së Ankarasë t’i ofrohet një status i veçantë partneriteti, në vend të anëtarësimit të plotë, duke përmendur si arsye idenë që është krijuar se Turqia myslimane ka vepruar me ngadalësi për zbatimin e reformave politike që u kërkohen vendeve anëtare. //bsa//

XS
SM
MD
LG