Lidhje

Prokurori serb për krimet e luftës kërcënohet me vdekje


Prokurori serb për krimet e luftës është kërcënuar me vdekje pasi ka koordinuar arrestimin e një prej 4 më të kërkuarve nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në Hagë.

Një zëdhënës i gjykatës speciale serbe për krimet e luftës tha se Vladimir Vukçeviç ishte kërcënuar përmes një telefonate nga Holanda. Telefonuesi kishte thënë se arrestimi i të kërkuarit, Stojan Zupljanin ishte i fundit që do të tolerohej.

Autoritetet serbe arrestuan Zupljanin javën e kaluar në rrethinat e Beogradit. Ai kërkohej që nga viti 1999 në lidhje me krimet kundër kroatëve dhe myslimanëve boshnjakë gjatë konfliktit ballkanik të viteve '90.

Si zyrtarët evropianë ashtu edhe ata amerikanë e mirëpritën arrestimin. Zupljanin ishte ndihmës i afërt i ish udhëheqësit serb të Bosnjës në arrati Radovan Karaxhiç. //bsa//

XS
SM
MD
LG