Lidhje

Parlamenti evropian, rregulla të reja për imigrantët e paligjshëm


Parlamenti evropian ka miratuar rregulla të reja për ndalimin dhe dëbimin e imigrantëve të paligjshëm, të cilat organizatat e të drejtave të njeriut i konsiderojnë të padrejta.

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian votuan sot në Strasburg që t’i lejojnë qeveritë të ndalojnë imigrantët e paligjshëm deri në 18 muaj dhe të mos i lejojnë të hyjnë përsëri për pesë vjet. Rregullat pritet të hyjnë në fuqi deri në vitin 2010. Britania, Irlanda dhe Danimarka nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen.

Shifrat për imigrantët e paligjshëm në Evropë luhaten nga 8 deri në 12 milionë persona. Rregullat e reja parashikojnë disa mbrojtje për ta, përfshirë të drejtën për të kërkuar leje qëndrimi dhe për t’u larguar vullnetarisht, si edhe mundësinë për këshillim ligjor.

Amnesty International një nga organizatat që kanë shprehur shqetësime, thotë se këto masa nuk garantojnë kthimin e sigurt dhe me dinjitet të emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre.//kh//

XS
SM
MD
LG