Lidhje

Këshilli i Sigurimit do të diskutojë të premten për Kosovën


Presidenti serb Boris Tadiç pritet të marrë pjesë në diskutimet e Këshillit të Sigurimit rreth së ardhmes së misionit të OKB-sënë Kosovë.

Të premten, anëtarët e këshillit do të diskutojnë mbi planin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun për ristrukturimin e misionit në Kosovë duke i kaluarmë shumë autoritet Bashkimit Evropian.

Udhëheqja shqiptare në Kosovë deklaroi pavarësinë nga Serbia në muajin shkurt dhe që nga ajo kohë një numër i madh vendesh e ka njohur shtetin e ri. Nga ana tjetër Serbia dhe aleatja e saj Rusia e kanë quajtur këtë të paligjshme.

Javën e kaluar presidenti Tadiç i dërgoi një letër zotit Ban me theksin se çdo rikonfigurim i misionit të OKB në Kosovë duhet të vendoset nga Këshilli i Sigurimit, ku edhe Rusia gëzon të drejtën e vetos. //kh//

XS
SM
MD
LG