Lidhje

Presidenti Bush bën thirrje që të lejohen shpimet në oqean


Presidenti Bush i bëri thirrje Kongresit që të shfuqizojë ligjet të cilat ndalojnë shpimet për naftë në ujrat bregdetare amerikane.

Në një deklaratë të bërë sot në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Bush tha se shpime të tilla do të sillnin prodhimin e deri në 18 miliard fuçive nafte.

Ai tha se Kongresi nuk duhet të presë më në kushtet kur çmimet e benzinës janë rritur së tepërmi. Presidenti Bush përsëriti gjithashtu thirrjen për të lejuar shpimet në rezervatin kombëtar të faunës dhe florës arktike, gjë që kundërshtohet ashpër nga demokratët.

Duke filluar nga viti 1981, Kongresi vendosi një moratorium për shpimet në ujrat bregdetare, ligj i cili është mbajtur në fuqi çdo vit pasardhës. I ati i Presidentit Bush, nxori një urdhër ekzekutiv në vitin 1990 ku ndalonte dhënien e liçencave për shpime në këto rajone deri në vitin 2000. Më pas, ish Presidenti Bill Klinton e zgjati afatin e veprimi të këtij urdhëri. //ii

XS
SM
MD
LG