Lidhje

Të afërmit e viktimave të Srebrenicës akuzojnë OKB-në


Të afërmit e viktimave të masakrës së Srebrenicë në vitin 1995 thanë sot në një gjykate në Hagë se duan t’i hiqet imuniteti ligjor Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të mund të kërkojnë dëmshpërblim.

Ata i akuzojnë Kombet e Bashkuara se dështuan në mbrojtjen e banorëve të Srebrenicës, në Bosnje Hercegovinën lindore, pasi e kishin shpallur atë një strehë të sigurt për myslimanët boshnjakë.

Megjithë statusin si strehë e sigurt, forcat hollandeze të armatosura lehtë ia dorëzuan qytetin forcave serbe në korrik 1995. Serbët masakruan rreth 8 mijë burra dhe djem, në atë që konsiderohet krimi më i rëndë masiv në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Avokatët e familjeve të viktimave thonë se përfaqësojnë rreth 6 mijë persona. Ata i kanë kërkuar gjykatës që t’i lejojë familjet të depozitojnë një akt-padi kundër Kombeve të Bashkuara dhe shtetit hollandez. //ii

XS
SM
MD
LG