Lidhje

Bosnjë - 4 paqeruajtës të BE-së të vdekur pas rrëzimit të helikopterit


Autoritetet thonë se katër paqeruajtës të Bashkimit Evropian kanë vdekur pas rrëzimit të helikopterit të tyre në Bosnjën qendrore.

Ministria e mbrojtjes në Spanjë thotë se dy pilotë spanjollë dhe dy oficerë gjermanë gjetën vdekjen nga aksidenti sot në një zonë malore të pyllëzuar në perëndim të Sarajevës.

Një deklaratë e ministrisë spanjolle thoshte se helikopteri i përkiste ushtrisë së saj.

Zyrtarët spanjollë thonë se arsyeja e rrëzimin ende nuk dihet.

Paqeruajtësit evropianë morën përsipër misionin nga homologët e tyre të NATO-s në vitin 2004, si pjesë e marrëveshjes për paqe që i dha fund luftës në Bosnjë. Forcat evropiane kanë momentalisht rreth 2,200 paqeruajtës në rajon.

XS
SM
MD
LG