Lidhje

Çmimi i naftës bie me tre për qind


Çmimet e naftës sot kanë rënë për tre përqind pas një njoftimi se Kina do të rrisë çmimin e benzinës dhe të prodhimeve të tjera të naftes. Media zyrtare kineze njofton se qeveria do të rrise çmimin e benzinës dhe naftës të premten.


Po sot Arabia Saudite paralajmëroi për plane për të rritur sasinë e prodhimit me 200 mijë fuqi në ditë. Deklarata e cila u bë publike nga ambasada e këtij vendi në Britaninë e Madhe erdhi para takimit ndërmjet prodhuesve dhe përdoruesve të naftës në Xheda të Arabisë Saudite.

Pas kësaj deklarate, çmimi i naftës për eksport në korrik në Nju Jork ra më shumë se katër dollarë për fuqi para se të rritej më pas për pak.


Disa ekonomistë thonë se rritja e kërkesës për benzinë sidomos nga ekonomia kineze gjithnjë në rritje si dhe subvencionet e naftës ka çuar çmimet në nivele rekorde. Ata thonë se rritja e çmimit të benzinës në Kinë mund të ul kërkesën dhe të ndihmojë në ulen e çmimit.//lk

XS
SM
MD
LG