Lidhje

Raporti për të drejtat e njeriut:  Avokatët  përballen me pengesa


Një organizatë e rëndësishme joqeveritare thotë se avokatët e të drejtave të njeriut në pjesë të mëdha të botës po përballen me përpjekje gjithnjë në rritje të qeverive për të penguar veprimtaritë e tyre.

Shoqata vëshguese për mbrojtjen e avokatëve të të drejtave të njeriut me bazë në Gjenevë e quajti situatën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtësve të tyre si të pakënaqshme.

Raporti thotë se mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Kinë, Afrikë dhe pjesë të Evropës lindore ishin bërë subjekt arrestimesh arbitrare, gjykimeve të padrejta dhe dhunës.

Aktivisti i kësaj organizate Antuan Bernar thotë se sulmet kundër të avokatëve të të drejtave të njeriut ishin rritur që nga sulmet terroriste të 2001-shit në Shtetet e Bashkuara. Raporti lidh gjithashtu trajtimin e ashpër të punonjësve të të drejtave të njeriut në Kinë me Lojërat Olimpike të Pekinit.

Raporti akuzon edhe regjimin e Bjellorusisë për shtypjen e vazhdueshme të avokatëve të të drejtave të njeriut, duke cituar dhunën e policisë dhe 617 arrestimet e vitit të kaluar.//lk

XS
SM
MD
LG