Lidhje

Shqipëri: Dekretimi i gjyqtarëve rrezikon ta mbajë konfliktin mes Presidentit dhe shumicës

  • Armand Mero
  • Tiranë

Në Shqipëri çështja e dekretimit të anëtarëve të rinj të gjykatës së lartë rrezikon të mbajë ende të ndezur konfliktin që u hap mes shumicës në pushtet dhe presidentit Bamir Topi pas rrëzimit të 5 kandidaturave në parlament.

Zëdhënësja e presidentit tha sot se kreu i shtetit ka vendosur ndërmarrjen e disa masave për të evituar krizën institucionale dhe shmangur blokimin e mëtejshëm të punës në Gjykatën e lartë. Presidenti Topi njoftoi ngritjen e një grupi pune me ekspertë që do të ofrojë asisitencë ligjore në përzgjedhjen e kandidatëve të rinj për Gjykatën e lartë.

Ky grup do të mundësojë edhe seance dëgjimore me përfaqësues të grupeve parlamentare për standartet dhe parimet mbi të cilat presidenti do të bëjë përzgjedhjen duke saktësuar se kjo mbetet një ekskluzivitet I tij. Por kryeministri Berisha nga ana tjetër u shpreh sot se Kreu i shtetit duhej të konsultohej për emrat. Në rast se presidenti duke ruajtur tërësisht eskluzivitetin do të konsultonte emrat, kjo do ta bënte shumë më transparent procesin, deklaroi kryeministri, sipas të cilit kosnultimi i emrave me ata që do të votojnë, nuk do të përbënte asnjë cënim të eskluzivitetit.

Po sot për këtë çështje është shprehur edhe ambsadori amerikan në Tiranë në një intervistë në të përditshmen "Panorama". Ambasadori John Withers deklaroi se ishte i shqetësuar nga mënyra se si u rrëzuan dekretet në parlament. Ai tha se veprimet e parlamentit ishin të padenja për një institucion demokratik dhe nënvizoi se Gjykata e lartë është tepër e rëndësishme për t'u bërë top në lojën politike.//lk

XS
SM
MD
LG