Lidhje

Komuniteti ndërkombëtar dënon dhunën kundër grave


Më shumë se 60 vende u mblodhën dje në Këshillin e Sigurimit për dënimin e dhunës seksuale ndaj grave si një armë lufte. Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë presidencën e rradhës së këshillit për këtë muaj dhe Sekretarja Amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, kryesuan sesionin special.

Sekretarja Rajs tha se për vite me rradhë është debatuar nëse Këshilli i Sigurimit është forumi i duhur për të merret me këtë problem.

"Ky organ botëror tashmë e kupton se dhuna seksuale në zonat me konflikte në fakt është një shqetësim për sigurinë. Ne e dimë se dhuna seksuale ndikon së tepërmi jo vetëm tek shëndeti dhe siguria e femrës, por dhe në stabilitetin ekonomik dhe social të vendit të tyre".

Në fund të debatit që zgjati gjithë ditën, këshilli në mënyrë unanime doli me një rezolutë ku u kërkohet të gjitha palëve në konfliktet e armatosura që menjëherë të ndërpresin të gjitha aktet e dhunës seksuale kundër civilëve.

"Rezoluta e djeshme përcakton një mënyrë për ndriçimin e këtyre akteve mizore. Veçanërisht, rezoluta kërkon që Sekretari i Përgjithshëm të përgatisë një plan veprimi për mbledhjen e informacionit mbi përdorimin e dhunps seksuale në situata të konflikteve të armatosura dhe më pas t'i rapotojë herë pas here këshillit".

Zonja Rajs dhe të tjerë shrehën shqetësimin rreth përdhunimet e shumta në zona të tilla konfliktesh si Republika Demokratike e Kongos dhe Sudani. Ajo vuri në dukje se ka pasur njoftime për shfrytëzim dhe abuzim seksual nga disa paqeruajtës të OKB-së, si dhe nga ekipi i Kombeve të Bashkuara në Liberi.

Kombet e Bashkuara janë duke punuar për të shmangur këtë problem dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-mun tha në takim se kjo organizatë është e vendosur për një politikë të patolerueshme kundër shfrytëzimit seksual nga personeli i saj.

Në vazhdim ai tha se dhuna kundër grave në disa vende që përpiqen të rimëkëmben nga konfliktet ka arritur përmasa të pa imagjinueshme dhe për t'iu kundërpërgjigjur kësaj duhet udhëheqje të nivelit të lartë.

"Duhet të bëhet më shumë për përfshirjen e grave në parandalimin e konflikteve, bisedimeve për paqe dhe rimëkembje pas lënies mënjanë të armëve".

Në shumë konflikte të armatosura rreth e qark botës janë dokumentuar akte të përdhunimit, duke përfshirë Bosnjen, Ruandën, Kamboxhian, Haitin, Liberinë dhe Ugandën. Shumë viktima shpesh izolohen nga familjet e tyre ose komuniteti. Të tjera infektohen me virusin HIV, virus i cili shkakton SIDA-n.

Përveç përdhunimeve, gratë gjithashtu janë subjekt për prostitucion të detyruar gjatë periudhës së luftës, japin trupin e tyre në shkëmbim për ushqim, vend për të banuar dhe mbrojtje dhe disa rekrutohen si fëmijë ushtarë.

XS
SM
MD
LG