Lidhje

Kryeministri Thaçi përfundon vizitën në Shqipëri


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi vazhdoi sot ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri.

Ai u prit në mëngjes nga kryetari i bashkisë së Tiranës dhe drejtuesi i Partisë Socialiste në opozitë Edi Rama, nga i cili mori si shenjë simbolike të mikpritjes së banorëve të kryeqytetit, celësin e Tiranës.

Nga ana e tij kryeministri i Kosovës vlerësoi hapur angazhimin politik të zotit Rama dhe transformimet e realizuara në Tiranë gjatë drejtimit të bashkisë prej tij. Më pas zoti Thaci vizitoi qytetin e Durrësit, bregdeti i së cilit frekuentohet nga shumë qytetarë të Kosovës gjatë stinës së verës.

Rrugës kryesore të plazhit iu dha emri Pavarësia, si një gjest për të kujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të shqiptarëve, shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Gjatë një ceremonie të organizuar në Durrës, si kryeministri Thaçi ashtu dhe kryeministri Berisha u angazhuan dhe një herë për realizimin e projekteve në infrastrukturë që do të shmangin barrierat e komunikimit mes dy vendeve dhe do të shkurtojnë distancat mes tyre.//rd//

XS
SM
MD
LG