Lidhje

Uiski "Moonshine", dikur ilegal, sot biznes fitimprurës


Në Amerikën e viteve 20-30 alkohooli ishte i ndaluar. Ndaj uiski i prodhuar ilegalisht me anë të distilimit të alkooholit nga misri, ishte një prej produkteve më të sukseshme të kontrabandës. Armiku më i madh i kontrabandistëve ishte drita e hënës, pasi ata mund të diktoheshin nga policia. Që nga ajo prodhimi i paligjshëm i pijeve alkoholike u quajt moonshine, ose drita e hënës. Edhe në ditët e sotme, thuhet se në disa pjesë të vendit vazhdon prodhimi dhe tregtia ilegale e pijeve të forta. Por një prodhues i uiskit nga misri në shtetin Virxhinia ka ndërtuar një model krejt të ndryshëm biznesi sigurisht të ligjshëm.

Ferma Belmont prodhon uiski prej më shumë se dy dekadash. Sekreti i suksesit është përdorimi i procesit të dikurshëm të distilimit sipas parimit të asaj kohe të quajtur moonshine kur uiski prodhohej ilegalisht. Chuck Miller është specialist për këtë punë.

"Ishim të parët që përdorëm këtë praktikë. Ndryshimi është që ne jemi të ligjshëm por kemi ruajtur traditën amerikane të prodhimit."

Uiski prodhohet nga misri i rritur në fermë. Kokrrat e misrit të grira hidhen në një kazan inoksi dhe zihen, para se tu shtohet elbi. Ndersa esenca apo majaja për fermentimin përgatitet në një enë tjetër. Më pas, bëhet përzierja e të dyjave në një enë të tretë ku ndodh fermentimi i misrit dhe më pas distilohet nga ku del uiski.

"Është pije e fortë. Nga pamja e tejdukshme në shishe duket i padëmshëm por ka shije. Ngjason më shumë me tekilën sesa me vodkën. Duhet pirë me kujdes sepse është i fortë."

Chuck e ka trashëguar recetën nga gjyshi i cili ishte kontrabandist në vitet 20 dhe 30. Në ato vite, alkooholi ishte i ndaluar në Amerikë. Historia e gjyshit e intrigoi Chakun dhe ai vendosi të realizonte projektin në fjalë por tashmë brenda ligjeve, pa u përballur me ata që dikur ndiqnin gjyshin e tij, Byronë federale kundër alkooholit, duhanit dhe armëve të zjarrit.

"Kur isha fëmijë kaloja shumë kohë me gjyshin, ishte tejet interesant. Ndaj duke menduar më lindi ideja për të fituar. Por nuk desha të isha kontrabandist ndaj ndërtova biznesin në bazë të rregullave dhe u liçensova."

Kjo ndodhi 20 vjet më parë. Por kohët e fundit, familja Miller mori një liçensë edhe për shitjen e prodhimeve të saj. Ndërkohë, shishet, të cilat kalojnë përmes kësaj pajisje për staxhionimin e alkooholit, vazhdojnë të gjejnë blerës në zonat ku dikur prodhimi bëhej kontrabandë.

"Atëhetë prodhimi i uiskit bëhej në male, sepse ishte vend i mirë për tu fshehur. Ndaj njerëzit që jetonin atje ishin të mësuar me pijen. Po të vëresh sot, dyqanet që shesin uiskin tim ndodhen pranë zonave të larta."

Duke qënë një punishte e liçensuar, familja Miller ka mundur ta zgjerojë biznesin duke arritur që vitin e kaluar të shesë 60 mijë shishe uiski.//rd//

XS
SM
MD
LG