Lidhje

SHBA: Akt-padi ndaj tregtarit të armëve që bleu muncione nga Shqipëria


Një gjykatë në Majami të Floridës ngriti dje akuza ndaj Efraim Diverolit, president i kompanisë amerikane AEY dhe tre personave të tjerë, për blerjen e municioneve kineze në Shqipëri dhe shitjen e tyre Pentagonit për të furnizuar forcat afgane të sigurisë.

Gazeta the New York Times citon zyrtarë federalë në artikullin ku shkruan se juria e gjqyit ngriti padi ndaj tregtarit 22 vjeçar të municioneve, si edhe ndaj dy ish-punonjësve të tjerë dhe një partneri biznesi, në akuzat për mashtrim dhe konspiracion për të fshehur llojin e vërtetë të municioneve që i kishin shitur Departamentit të Mrojtjes si pjesë e një kontrate 298 milionë dollarëshe.

Bashkëpunëtorët e përfshirë në akt-padi ishin ish-zëvendës presidenti i kompanisë David Packouz, Alexander Podrizki, ish përfaqësuesi i kompanisë në Shqipëri dhe Ralph Merrill, një partner biznesi i zotit Diveroli nga Utah, që i jepte kompanisë ndihmë financiare dhe menaxheriale. Sipas akt-padisë, zoti Diveroli, kolegët e tij dhe kompania ishin përpjekur të pasuroheshin padrejtësisht duke dërguar fishekë të vjetër pushkësh kineze në Afganistan, nën pretendimin se ato ishin prodhuar në Shqipëri.

Kontrata e ushtrisë dhe ligji amerikan e e ndalojnë tregëtimin e armëve kineze. The New York Times njofton se një avokat i zotit Diveroli, Howard Srebnick i kundërshtoi akuzat përmes një mesazhi elektronik, duke thënë se ligji amerikan ka të bëjë vetëm me armët e blera pas vitit 1989. Akuzat janë zhvillimi i fundit në një hetim penal federal që filloi vitin e kaluar kundër kompanisë.

XS
SM
MD
LG