Lidhje

Maqedonia pas zgjedhjeve


Sot në Maqedoni u mblodh Parlamenti i ri pas zgjedhjeve të parakohëshme që u mbajtën më 1 dhe 15 qershor.

Parlamenti verifikoi mandatet e 114 deputetëve të rinj, ndërsa gjashtë deputetë mbetet t'u verifikohet mandati pas një rivotimi të tretë që do të mbahet më 29 qershor në qendra të votimit në njësitë zgjedhore numër 1 dhe 6.

Deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare e bojkotuan seancën ceremoniale dhe për këtë deputetët e partive të tjera shprehën keqardhje. Kjo është përbërja e gjashtë Parlamentare që nga pavarësia e Maqedonisë. Parlamenti me shumicë votash zgjodhi edhe kryetarin e ri; Trajko Veljanovski, nga radhët e partisë VMRO-DPMNE, i cili u zgjodh me një shumicë prej 79 votash dhe asnjë kundër. 19 deputetë abstenuan gjatë miratimit të zotit Veljanovski për kryetar të ri të Parlamentit.

XS
SM
MD
LG