Lidhje

Përmbytjet më të rënda në Amerikë duket se kanë përfunduar


Përmbytjet më të rënda në pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara duket se kanë përfunduar, megjithëse një pjesë e Lumit Misisipi vazhdon të kërcënojë zonat përreth.

Niveli i ujit përmbyti digat në shtetet Ajova, Ilinoi dhe Misuri.

Përmbytjet shkatërruese filluan pas shumë ditë rreshjesh të dentura në këto shtete.

Shumë qytete janë përmbytur dhe zona të tëra fermash janë shkatërruar. Fermat janë prodhuesit kryesor të drithrave duke nxitur shqetësimet se këto humbje do të rezultojnë në çmime më të larta ushqimore.

Përmbytjet dhe stuhitë fajësohen për vdekjen e 24 personave në Shtetet e Bashkuara që nga fundi i majit. (ze)

XS
SM
MD
LG