Lidhje

Serbi: Socialistët fillojnë bisedimet për koalicion me partinë e presidentit Tadiç


Partia Socialiste e Serbisë ka filluar bisedime për krijimin e një koalicioni me aleancën pro-perëndimore të Presidentit Boris Tadiç, pas largimit nga përpjekjet për krijimin e një shumice parlamentare me nacionalistët.


Udhëheqësi socialist, Ivica Daçiç i tha gazetarëve dje se një koalicion me Partinë Radikale dhe Partinë Demokratike të Serbisë "nuk është më i mundshëm", sepse partia e tij "nuk ka pikëpamje të njëjta mbi problemet kryesore" me nacionalistët.


Koalicioni i Presidentit Tadiç, për një Serbi Evropiane, fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamenare të muajit të kaluar, por jo shumicën e nevojshme për krijimin e qeverisë.


20 vendet e fituara nga Partia Socialiste e presidenti të fundit të Jugasllavisë, Sllobodan Millosheviç, i garantojnë secilës palë një shumicë parlametare në kuvendin prej 250 vendesh.//IB

XS
SM
MD
LG