Lidhje

Me këngëtarin Brajen Adams


Me vendin e parë në Billbordin amerikan, me këngën I Do It For You, dhe i dalluar për veçoritë e tingullit të zërit, Bryan Adams e filloi karrierën e tij në vitet 1970 dhe nuk është kthyer më pas. Në 30 vjetët e fundit ai ka kompozuar kolona zanore për më shumë se 40 filma; ka marrë shumë kandidatura dhe çmime dhe tre nga 10 albumet e tij kanë kapur statusin multi-platinum, pra janë shitur në më shumë 2 milion kopje. Bryan nxori kohët e fundit albumin e tij të 11 të titulluar thjesht 11. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Larry London bisedoi me Bryan Adams në një nga ndalesat e turneut të tij këtu në Washington.

Tani, pas 30 vjetësh turne, Bryan Adams po bën diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë.

Kam patur shfaqje me Foreigner, Rod Stewart dhe pastaj ca të tjera të mijat. Tani jam në një turne akustik. Po luaj vetëm me kitarën time dhe sonte po luaj këtu në Washington DC dhe çdo gjë ka qënë e mrekullueshme pasi asnjëherë nuk e kam bërë këtë më parë. Është si të thuash turneu im i parë solo dhe po mësoj prej tij.

Megjithë turneun solo, Bryan Adams ka ende ambicje për të kënduar me artistë të tjerë.

Në se më shfaqet mundësia e duhur, nuk e lë të ikë. Ka këngëtarë si Eta James që do të më pëlqente të bashkëpunoja. Një nga fantazitë më të mëdha mu plotësua vitin e kaluar kur Aretha Franklin këndoi këngën time Bobby në duet me Mary J. Blige. Nuk ke ç'kërkon më shumë se kaq, sesa të këndohet kënga jote nga dy artiste të tilla.

Ndërsa kompozon dhe këngon hite, Bryan Adams njihet edhe për punën e tij të bamirësisë.

Kur ke mundësi të udhëtosh në mbarë botën, shikon realitetin dhe nuk mund të mos ndikohesh prej tij. Sigurisht kur një muzikan tjetër vjen e të thotë për të ndihmuar në ndonjë projekt, jam i gatshëm. Një nga aktivitetet e para që bëra ishte për Bob Geldof. AI më ftoi të këndoja në koncertin Live-Aid në vitin 1985.

Pas një njohje ndërkombëtare, Bryan beson se muzika nuk duhet të përqëndrohet në një grup të vetëm demografik.

Ka patur këngë që i kanë kaluar kufijtë, dhe mendoj se kjo është muzika. Muzika nuk duhet të njoh kufijë. Dikush më pyeti një ditë se çfarë këshille do tu jepja njerëzve që kërkonin të hynin në tregun amerikan dhe vërtetë, them mos mendoni të hyni në askund. Vetëm mendoni për muzikën tuaj pasi ajo nuk njeh caqe.

Bryan Adams bën turne 10 ditë në çdo muaj. Ai do të vazhdojë turneun e tij akustik në mbarë Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi deri në fund të këtij viti. //rd//

XS
SM
MD
LG