Lidhje

Të paktën 500 të burgosur të Dubravës në grevë urie


Zyrtarët në burgun më të madh të Kosovës thanë se të paktën 500 të burgosur janë hedhur në grevë urie për të kërkuar amnisti.

Zyrtarët thanë se greva filloi disa ditë më parë në burgun e Dubravës, rreth 110 kilometra në perëndim të Prishtinës.

Është hera e dytë këtë vit që të burgosurit hyjnë në grevë urie.

Rreth 500 të burgosur zhvilluan një grevë urie në fillim të janarit për të kërkuar amnisti dhe kushte më të mira. Ajo grevë përfundoi kur presidenti Fatmir Sejdiu u premtoi atyre se qeveria do të merrte në shqyrtim kërkesat e tyre.

Zyrtarët thanë se të burgosurit kërkojnë tani garanci se qeveria do ta kthejë në realitet premtimin. //ii


XS
SM
MD
LG