Lidhje

Jap de Hup Shefer: Nuk mund të ketë ndarje territoriale të Kosovës


Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jaap de Hoop Scheffer tha sot në Prishtinë se nuk mund të ketë ndarje territoriale të Kosovës.

Ai i bëri këto komente pas takimeve që zhvilloi me udhëheqësit më të lartë vendas e ndërkombëtarë dhe trupat e NATO-s në pjesën veriore të vendit, skenë e kundërshtimeve të ashpra të pjesëtarëve të komunitetit serb ndaj pavarësisë së Kosovës.

Zoti Jaap de Hoop Scheffer tha se NATO-ja ka marrë përsipër Krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por kjo sipas tij nuk e dëmton paanshmërinë e trupave të KFOR-it.

Ndryshimi i paralajmëruar i UNMIK-ut i cili ka administruar Kosovën për nëntë vjet me radhë, nuk ka qartësuar deri në fund ndarjen e përgjegjësive në rrafshin e sigurisë dhe ne veçanti në fushën e sundimit të ligjit.

Zoti Jap de Hoop Scheffer takoi sot edhe drejtuesit e Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë të njohur me emrin EULEX. //ii

XS
SM
MD
LG