Lidhje

Greqi: Lirohet industrialisti i marrë peng


Zyrtarë të policisë greke thonë se një industrialist i njohur grek që e kishin rrëmbyer dy javë më parë në Selanik, u lirua sot. Policia tha se Xhorxho Millonas u lirua, pasi familja e tij u pagoi para rrëmbyesve, për të cilat agjencia franceze e lajmeve tha se ishte shuma e 19 milionë dollarëve. Fillimisht rrëmbyesit patën kërkuar 47 milionë dollarë.

Millonas është President i Federatës së Fabrikave të Greqisë veriore dhe pronar i Kompanisë së prodhimit të aluminit, Alumil. Persona të armatosur e ndaluan makinën, ku ai ishte bashkë me gruan e tij, e detyruan të shoqen të zbriste dhe e rrëmbyen makinën, bashkë me zotin Millonas. Makina u gjet disa kilometra larg vendit ku u rrëmbye.//lk

XS
SM
MD
LG