Lidhje

Në Filipine vazhdojnë përpjekjet e kërkimit pas përmbysjes së anijes


Në Filipine, ekipet e shpëtimit u përleshën sot me dallgët e mëdha në kërkim të personave të mbijetuar, pas përmbysjes së një trageti me rreth 800 pasagjerë gjatë një tajfuni të shtunën. Roja bregdetare tha se deri tani, 36 vetë kanë mundur të shpëtojnë. Shumë të mbijetuar mundën të dalin në breg, pas 24 orë udhëtimi me një barkë gome dhe të veshur me xhaketa shpëtimi. Roja bregdetare tha gjithashtu se dhjetra zhytës kanë mbërritur në vendin ku u përmbys anija dhe kanë të plan ta çajnë anijen 24 mijë tonëshe, për të kërkuar për të mbijetuar që mund të kenë gjetur xhepa ajri në hangarin e anijes.//lk

XS
SM
MD
LG