Lidhje

NATO bëri thirrje për përmbajtje mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës


NATO-ja bëri thirrje për përmbajtje mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës. Aleanca tha se forca e saj paqëruajtëse do të qëndrojë në Kosovë megjithë shpalljen e pavarësisë nga Serbia.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hup Shefer tha dje se forca me 16 mijë ushtarë, e njohur si KFOR, do të vazhdojë të shërbejë në Kosovë.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia më 17 shkurt dhe që prej atëhere është njohur nga shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe nga Shtetet e Bashkuara. Serbia dhe aleatja e saj, Rusia këmbëngulin se shpallja e pavarësisë së Kosovës shkel ligjin ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG