Lidhje

Kriza e energjisë në Ballkan


Një ekspert evropian i energjisë tha se Evropa juglindore do të ballafaqohet me një krizë të madhe të energjisë në vitet e ardhshme, e cila mund të ketë një ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të këtij rajoni.

Vuk Hamovik, një tregtar i shquar i energjisë, tha dje se Ballkani po ballafaqohet me mungesë të madhe të energjisë por se nuk shihet ndonjë dëshirë për të investuar në burime të reja. Ai u citua të ketë thënë se nëse ky problem nuk zgjidhet, rezultati i kësaj do të jetë që konsumatorët të ballafaqohen me çmime të larta të energjisë. Studime të bëra kohët e fundit arrijnë në përfundim se rajoni ka nevojë për investime të mëdha në fushën e prodhimit të energjisë në të ardhmen.

Vitin e kaluar, Bashkimi Europian duke theksuar si arsye shqetësimet rreth sigurimit kërkoi mbylljen e një centrali bërthamor në Bullgari, si pjesë e marrëveshjes që e bëri Sofien anëtare të Bashkimit. Por zyrtarët në Shqipëri bënë thirrje për rishqyrtim të këtij vendimi duke thënë se kjo ka çuar në shkurtime të burimeve të energjisë në vend. (ze)

XS
SM
MD
LG