Lidhje

Trajtim i suksesshëm i melanomës, Operacion bajpas në stomak pa mjete kirurgjike


Trajtim i suksesshëm i melanomës

Shkencëtarët në Seattle të shtetit Uashington thonë se kanë zhvilluar një mënyrë tepër të suksesëshme për të luftuar melanomën, një lloj kanceri vdekjeprurës. Nga kjo teknikë, thonë ata, bjë ditë mund të përfitojnë edhe pacientë të prekur nga lloje të ndryshme kanceri.

Melanoma është një kancer i zakonshëm në lëkurë, por që shkakton vdekjen. Ajo shfaqet si një pikë e vogël dhe mbrenda disa muajsh, fillon të zmadhohet. Nëse lihet pa u trajtuar, melanoma mund të përhapë qelizat e saj kanceroze në të gjithë trupin. Një nga shkaktarët e këtij lloj kanceri është qëndrimi i gjatë në diell. Ajo që e bën melanomën të mundshme është lëkura delikate dhe historia familjare e shëndetit të pacientit.

Shkencëtarët tani thonë se një trajtim eksperimental i melanomës së zhvilluar mund të hapë rrugën për të luftuar edhe llojet e tjera të kancerit. Doktor Kasian Yee mori gjak nga një pacient me melanoma që ndodhej në prag të vdekjes. Nga ky gjak, ai veçoi ato që quhen qeliza T. Organizimi i programon këto qeliza për të goditur tumorët malinjë.

Qeilaza T, thotë doktor Kasian Yee, sulmojnë vetëm qelizat e tumorit dhe jo ato që janë normale.

Doktor Yee, pranë qëndrës Fred Hutchinson për kërkime në fushën e Kancerit, i veçoi qelizat T të pacientit, dhe i shtoi ato në miliarda. Pastaj këto qeliza ai i injektoi në trupin e pacientit. Vetëm 2 muaj pas trajtimit, kanceri u zhduk. Kanë kaluar dy vjet, dhe pacienti nuk ka asnjë shenjë kanceri. Dermatologu Darrell Rigel pranë akademisë amerikane të dermatologjisë thotë këto rezultate janë dramatike, pasi për herë të parë shihet se një melanomë e zhvilluar zhduket krejtësisht. Kjo procedurë tani do të provohet edhe tek pacientë të tjerë pasi qelizat T mund të përdoren për të luftuar edhe kancere të tjerë si ai i gjirit, prostatit dhe kanceri në mushkëri. Mjekët shpresojnë se rezultatet do të jenë të ngjashme me ato kundër melanomës.

Operacion bajpas në stomak pa mjete kirurgjike

Humbja e peshës së tepërt trupore është e vështirë. Ajo kërkon vullnet e disiplinë të rreptë fizike e ushqimore. Si rrugë të shkurtër, disa zgjedhin operimin apo zvogëlimin e stomakut me mjete kirurgjike. Kjo metodë është e suksesëshme por shpesh pacientit i duhet t’i nënshtrohet këtij trajtimi më shumë se njëherë. Për të shmangur një operim të dytë a të tretë, mjekët tani lanë filluar të përdorin një ndërhyje që kryehet nga kirurgu, por nuk mund të quhet kirurgjike.

Kjo është Anxhela Din. Në këtë pamje ajo doli dje, ndërsa këtu është sot. Anxhela sapo iu nënshtrua një operacioni gastro-bajpas, për herë të dytë, por këtë radhë operacioni ishte krejt ndryshe nga i pari.

Ajo thotë se as që e ndjeu se u operua, përveç se pak dhimbje në grykë.

Mjekja Xhuli Ellner është një nga kirugët e pakët në të gjithë Amerikën, e përgatitur dhe përkushtuar për përdorimin e aparatit të ri kirurgjik Stomaphyx.

Ky aparat futet nëpërmjet gojës për të kryer operacionin, për të tkurrur ose zogëluar stomakun.

Pas operimit të parë, Anxghela Din humbi 90 kilogram të peshës trupore. Por ajo filloi të shëndoshej përsëri. Procedura e re me stomafiks lejon zvogëlimin përsëri të stomakut pa qenë nevoja për ta operuar. Por kjo nuk është e gjitha. Mjekja Ellner thotë se mjekët mund të shërojnë a riparojnë stomakun e pacientëve por jo stilin e tyre të jetesës. Pas operimit ata gjithmonë duhet të vazhdojnë të shkojnë rregullisht për kontroll tek mjeku specialist që u rekomandon atyre dietën e përshatëshme ushqimore dhe programe ushtrimesh fizike.

XS
SM
MD
LG