Lidhje

Presidenti Bush shkon në Japoni për bisedime të G-8


Shtëpia e Bardhë bën të ditur se presidenti Bush do të shkojë muajin e ardhshëm në Japoni për një takim të nivelit të lartë të grupit të vendeve më të industrializuara.

Zëdhënësja Dana Perino thotë se gjatë kohës së qëndrimit në qytetin Toya të Japonisë veriore, presidenti ka në plan të marrë pjesë në një numër sesionesh punuese dhe në një takim mbi ndryshimet klimatike. Zëdhënësja tha se presidenti do të zhvillojë edhe disa takime të nivelit të lartë, përfshi atë me presidentin koreano jugor Le Miong Bak.

Zëdhënësja Perino tha se presidenti Bush do të niset për në Japoni më 5 korrik dhe do të kthehet në Uashington më 9 Korrik.

Kjo do të jetë hera e fundit që zoti Bush merr pjesë si president në takimin e Grupit të Tetëshes. Ky krup përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Rusia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë mohoi se një vizitë e presidentit në Korenë e Jugut nuk ishte planifikuar në këtë itinerar për shkak të një mosmarrëveshjeje midis të dy vendeve lidhur me eksportin amerikan të mishit. Zëdhënësja Perino tha se bisedimet mbi shtimin e eksportit të mishit të lopës në Korenë e Jugut po ecin mirë dhe se të dy vendet ndodhen pranë arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme. //rd//

XS
SM
MD
LG