Lidhje

Medvedev:  Rusi-BE, në prag të një marrëveshjeje të re partneriteti


Presidenti rus Dmitri Medvedev thotë se vendi i tij shpreson të arrijë atë që ai e cilësoi një marrëveshje serioze me BE-në, e cila do të ritheksonte se Rusia është pjesë e Evropës. Udhëheqësi rus i bëri komentet në një intervistë për agjencinë Rojters.

Kjo është intervista e tij e parë dhënë medias perëndimore që nga ardhja në këtë post muajin e kaluar. Intervista publikohet në prag të një takimi dy-ditësh mes BE-së dhe Rusisë, ku pritet të fillojnë bisedimet mbi një marrëveshje të re parteriteti. Këshilltari i presidentit rus tha se vendi i tij kërkon një marrëveshje, e cila të mos lejojë që mosmarrëveshjet politike të ndikojnë në lidhjet tregtare mes dy palëve.//lk

XS
SM
MD
LG