Lidhje

Bill Gejts do të merret vetëm me punë humanitare


Një ndër njerëzit më të pasur në botë, Bill Gejts, të premten do të largohet nga puna e tij në krye të Mikrosoftit dhe do t'i përkushtohet tërërsisht punës humanitare për të luftuar varfërinë dhe për kujdesin shëndetësor.

Zoti Gejts kishte deklaruar në vitin 2006, se do të largohej nga udhëheqja e kompanisë Mikrosoft dhe do të përqëndrohej më tepër në fondacionin bamirës që ka themeluar me gruan e tij Melinda, që njëkohësisht është fondacioni më i madh bamirës në botë.

Zoti Gejts do të vazhdojë të qëndrojë si kryetar dhe aksioneri më i madh i kompanisë Mikrosoft. Agjensia e lajmeve Rojters vlerëson se aksionet e tij në këtë kompani janë rreth 23 miliardë dollarë.

Fondacioni Gejts punon në disa nga problemet më seroze në botë si varfëria, uria dhe qasja në kujdes shëndetsor.//lk

XS
SM
MD
LG