Lidhje

Takim Klinton-Obama në Uashington në përpjekje për bashkimin e Partisë


Kandidati për President i Partisë Demokrate në Shtetet e Bashkuara, Barak Obama takohet sonte në Uashington me ish rivalen e tij Hillari Klinton, në përpjekje për bashkimin e partisë, pas betejës së tyre të ashpër për emërimin si kandidat të Partisë së tyre.

Zonja Klinton do t’ua paraqesë zotin Obama kontribuesve kryesorë
të fushatës së saj. Nesër, Zoti Obama dhe zonja Klinton do të bëjnë fushatë së bashku, për herë të parë, në qytetin e vogël "Unity", në shtetin Nju Hempshër, ku ata moren barabar nga 107 vota gjatë zgjedhjeve paraprake në muajin janar.

Zoti Obama ishte sot në një takim të nivelit të lartë ekonomik në Pitsburg të shtetit Pensilvani, ku ai parashtroi planet për reformimin e sistemit amerikan të arsimit dhe infrastrukturës.
Ai tha se regjistrimi në Universitet duher të jetë një e drejtë e çdo amerikani. Ai propozoi gjithashtu krijimin e një banke Infrastrukture për përmirësimin e rrugëve, urave, digave dhe rrjeteve elektrike kombëtare.

Ndërkohë, kandidati i Partisë Republikane për President, Xhon Mekein, po bënë sot fushatë
në shtetin Ohajo.//lk

XS
SM
MD
LG