Lidhje

Zimbabve: Mbyllen votimet e konsideruara të paligjshme


Në Zimbabve janë mbyllur qendrat e votimit, pas raundit të dytë, të zgjedhjeve presidenciale, të dënuara gjerësisht si të paligjshme, synimi i të cilave është thjesht për të mbajtur në pushtet presidentin Robert Mugabe.

Udhëheqësi i opozitës Morgan Çangarai u tërhoq nga votimet në fillim të javës duke thënë se dhuna ndaj përkrahësve të tij i kishte bërë zgjedhjet të pamunduar. Duke folur sot për Zërin e Amerikës ai i dënoi rivotimet si një garë e një njeriu të vetëm, përfundimi i së cilave dihej.

Shumë qytetarë të kryeqytetit Harare thanë se milicia e partisë në pushtet i kishte kërcënuar për të dalë në votime. Dëshmitarët thanë se pjesmarrja ishte e madhe në dy qendra votimimi në Harare por e vogël në qendra të tjera. Të premten më herët, zoti Çangarai u kishte kërkuar përkrahësve të tij përmes një e-maili që të bojkotonin zgjedhjet por u kishte thënë të votonin nëse jetët e tyre ishin në rrezik. Presidenti Mugabe e hodhi votën e tij të premten në Harare duke u thënë gazetarëve se ai ndihej optimist. Presidenti 84 vjeçar hodhi poshtë thirrjet nga perëndimi dhe udhëheqës afrikanë që të shtynte zgjedhjet për shkak të dhunës.

XS
SM
MD
LG