Lidhje

Uashingtoni nxit Maqedoninë të formojë me shpejtësi qeverinë e re


Një zyrtare e lartë amerikane i bëri thirrje Maqedonisë të formojë me shpejtësi një qeveri të re, që do të zbatonte reformat e duhura, që vendi të anëtarësohet në Nato dhe në Bashkimin Evropian.

Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Rozmari Di Karlo po ashtu u bëri thirrje zyrtarëve të punojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth emrit me Greqinë. Zonja Di Karlo e quajti jetike anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, për të siguruar stabilitetin në rajon.

Zonja Di Karlo i bëri këto komente të premten pas takimit me Kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevski në Shkup.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milososki, i cili ishte i pranishëm në takim, tha se kabineti i ri do të formohet deri në mes të korrikut. Ai tha se partia fituese në zgjedhje, VMRO-DPMNE ka në plan të përfshijë të paktën një parti shqiptare në qeveri.

XS
SM
MD
LG