Lidhje

Qeveria italiane miraton propozim për imunitetin e zyrtarëve të lartë


Qeveria italiane miratoi të premten një propozim për t’u dhënë imunitet ligjor 4 zyrtarëve më të lartë të vendit, përfshirë kryeministrin Silvio Berluskoni.

Ky propozim kërkon miratimin e parlamentit, ku konservatorët e zotit Berlusconi kanë shumicën. Nëse miratohet, projekt-ligji u garanton imunitet nga ndjekja penale zotit Berlusconi, presidentit italian Xhorxho Napolitano dhe dy kryetarëve të parlamentit gjatë mandateve të tyre.

Deputetët e opozitës e kritikuan projekt-ligjin duke thënë se ai synon mbrojtjen e kryeministrit.

Në bazë të një projekt-ligji tjetër, i cili tani po debatohet në parlament, do të pezullonte gjyqet për ngjarjet para 30 qershorit 2002, përfshirë edhe gjyqin për korrupsion kundër zotit Berluskoni në Milano. Javën e kaluar Senati italian e miratoi këtë projekt-ligj, i njohur si ligji për shpëtimin e kryeministrit.

Zoti Berluskoni, manjati 71 vjeçar i medias, i ka akuzuar gjykatësit e majtë se i fabrikuan akuzat kundër tij për arsye politike. Duke folur këtë javë për këtë çështje, zoti Berluskoni i quajti disa prokurorë shtetërorë si “kanceri i demokracisë”.

XS
SM
MD
LG